Liverpooli në kontakt me Chivu

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Interit, Cristian Chivu, ka joshur interesimin e Liverpoolit.
Me cakun kryesor të Redsave, Gael Clichy, i cili është në rrugë për t’u transferuar te Manchester City, Kenny Dalglish mund të kthejë vëmendjen kah mbrojtësi rumun.

Chivu ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe do të dëshironte të qëndrojë te Inter, por është i pasigurt nëse ai është në planet afatgjate të menaxherit të ri, Gian Piero Gasperini.

Përveç Liverpoolit për Chivu të interesuar janë edhe Valencia dhe Napoli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...