Tottenham kërkon 45 milionë për Modric

dardanmiftari | Tuesday, July 05, 2011 | 0 Komente

Tottenhami kërkon 45 milionë funte për ta shitur mesfushorin kroat Luka Modric, me ç’rast automatikisht nga gara u largua Manchester United, për t’i lënë rrugë të hapur Chelseat.
People shkruan se pohimi i Daniel Levyt se Modric nuk është në shitje dhe se kjo nuk do të ndodhë për një shumë qesharke sikur oferta e Cheleat prej 22 milionë funtesh, ka alarmuar skuadrat e interesuara.

Si pasojë çmimi i fundit është 45 milionë euro, gjë që e përjashton nga gara Manchester Unitedin, klub i cili është duke kërkuar lojtar tjetër, emrin e të cilit mund ta mësoni në një prej raporteve tona të radhës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...