Di Natale: Ndeshja ndaj Arsenalit si finale Botërori
Sulmuesi i Udineses, Antonio di Natale, thotë se ndeshja e sotme e Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit është si një finale e Kupës Botërore.
Italianët humbën me rezultat minimal në ndeshjen e parë në Emirates në të cilën Di Natale goditi shtyllën, por do të shpresojnë ta përmbysin rezultatin në fushë të vet.
“Ne dëshmuam në Emirates Stadium se jemi një ekip i shkëlqyeshëm. Së paku merituam një barazim. Në fushë vendore ne mund të bëjmë një paraqitje të shkëlqyeshme në ballë të publikut tonë. Ne shpresojmë të kemi edhe fat”.
“10 minutat e para në Londër nuk ishin të mira, por pastaj ne vërtet e morëm veten. Ne ishim të pafat me goditjen e shtyllës, por mund ta rikthejmë rezultatin në Udine”, ka thënë sulmuesi italian.
Category: Futboll
0 Komente