Wenger në stol ndaj Udineses
UEFA ia ka lejuar trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, që ta drejtojë skuadrën e tij në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Udineses.
Francezi u dënua me dy ndeshje për shkak të mosrespektimit të kufizimit për një ndeshje mosparaqitje në stol, për shkak të komenteve që i kishte dhënë pas takimit ndaj Barcelonës në sezonin e kaluar.
Mirëpo, pas apelit që ka bërë Arsenali, Wenger do ta ketë mundësinë që ta drejtojë skuadrën e tij në përballjen e dytë ndaj Udineses që zhvillohet të mërkurën në Itali.
Topçinjtë kanë epërsi minimale nga takimi i parë që u zhvillua në Emirates.
Category: Futboll
0 Komente