Cruyff kritikon Mourinhon

dardanmiftari | Monday, September 05, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka kritikuar Jose Mourinhon pas sjelljeve të shfaqura nga trajneri i Real Madridit në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës në Camp Nou.
Mourinho ia futi gishtin në sy asistentit të Pep Guardiolës, Tito Vilanova, gjatë përleshjes në çastet e fundit të ndeshjes dhe Cruyff mendon se ish-trajneri i Chelseat dhe Interit ka shkuar shumë larg kësaj here.

“Ajo çfarë ai bëri ishte një akt arrogance dhe impotence. Shumë thonë se ai e bëri atë për të shpërndarë vëmendjen dhe për të bërë që njerëzit të flasin më shumë për incidentin se sa për vetë ndeshjen, por unë nuk besoj në këtë”.

“Problemi është se ai po bëhet i obsesionuar me pamundësinë për të mposhtur Barcelonën. Ai e ka kaluar kufirin këtë herë. Shumë gjëra kanë ndodhur në mes të dy ekipeve në të kaluarën, por kurrë nuk ka qenë kaq keq”, ka thënë Cruyff.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...