Diaz: Riquelme është më i miri në Argjentinë

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Independiente, Ramon Diaz, ka bërë një deklaratë të rrallë në favor të Boca Juniors duke thënë se ylli i tyre, Juan Roman Riquelme, është lojtari më i mirë në ligën argjentinase.
Veterani 33-vjeçar ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë këtij viti duke i ndihmuar klubit të tij që të prijë në krye të tabelës.

“Riquelme është më i miri, ndërsa Boca ka shumë lojtarë brilantë”, ka thënë Diaz për FoxSports, dhe njëkohësisht e ka lavdëruar edhe trajnerin rival, Julio Cesar Falcioni.

“Ekipet u përshtaten trajnerëve të tyre, prandaj mendoj se edhe Falcioni është meritor, sepse ai ka vuajtur në fillim. Lojtarët kanë filluar ta kuptojnë punën e tij dhe stilin që ai e dëshiron”, ja shtuar Diaz.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...