Mourinho: Nuk ka krizë

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Edhe pse Real Madridi ka lëshuar pesë pikë brenda një javë në Kampionatin spanjoll, trajneri Jose Mourinho mohon se ekipi i tij ka krizë.
“Disa njerëz po flasin për krizë, një situatë dramatike në të cilën as që mund të luftojmë për të qëndruar lartë. Ka njerëz të interesuar që të flasin për këtë krizë dhe njerëz që u përmbahen fakteve: se nuk ka krizë, edhe pse nuk kemi luajtur mirë javën e kaluar”.

“Tri ndeshje të këqija, por është vetëm një javë, jo tri javë krize. Kjo nuk është krizë, por vetëm një situatë negative”, ka thënë portugezi në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...