Manzano: Barca e Reali nuk janë të pamposhtshëm

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Atletico Madridit, Gregorio Manzano, ka kërkuar nga ekipi i tij që të mos frikësohet në përballjen e të shtunës mbrëma kundër Barcelonës, duke thënë se edhe dy gjigantët e La Ligas kanë pikat e tyre të dobëta.
As Barcelona e as Real Madridi nuk arritën të fitojnë në mesjavë, kundër Valencias, respektivisht Racing Santanderit, ndërsa Atletico Madridi e shkatërroi Sporting Gijonin me rezultat 4-0.

“E kemi parë se kjo nuk është ligë e vetëm dy ekipeve. Duam më shumë ekipe sfiduese në këtë ligë dhe duhet të mendojmë se klubet nuk janë të pamposhtshme, përkundër fuqisë që posedojnë Barcelona dhe Real Madridi”, ka vlerësuar Manzano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...