Drogba luan ndaj Fulhamit

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, do të jetë i gatshëm që të luajë kundër rivalit lokal, Fulham, në kuadër të League Cup të mërkurën mbrëma, pasi është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi ndaj Norwichit në muajin e kaluar.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka munguar në fitoret ndaj Sunderlandit dhe Bayer Leverkusenit, si dhe në derbin ndaj Manchester Unitedit që Blutë e humbën me rezultat 3-1.

Trajneri Andre Villas-Boas ka thënë se planifikon t’i angazhojë lojtarët e ri në këtë garë, si Josh McEachran, Ryan Bertrand, Romelu Lukaku dhe Oriol Romeu, ndërsa të tjerët do të vihen në pozita për t’i fituar ndeshjet dhe për të vazhduar tutje në këtë garë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...