Mourinho: Po trajtohemi si banditë

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mohuar se skuadra e tij është përfshirë në një përleshje të pahijshme në humbjen prej 1-0 nga Levante të dielën.
I pyetur rreth incidenteve që filluan me Angel Di Marian e përfunduam me përjashtimin e Sami Khediras me karton të kuq, portugezi ka thënë se skuadra e tij nuk trajtohet në mënyrë të drejtë.

“Nuk do të thosha se ka pasur grindje. Por në ndeshjen Spanjë-Kili pati grindje dhe ata folën rreth unitetit, lojtarët të bëhen si vëllezër. Dhe nëse Madridi e bën këtë, ne trajtohemi sikur banditë”, ka krahasuar Mourinho.

Trajneri e ka quajtur fëmijërore sjelljen e Khediras, por ka thënë se ai nuk mund të luajë të mërkurën dhe ky është dënimi për të.

Los Blancos të mërkurën udhëtojnë në El Sardinero, ku do të ndeshen me Racing Santanderin, ndërsa në dispozicion të Mourinhos nuk janë të lënduarit Pepe dhe Fabio Coentrao, si dhe i suspenduari Khedira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...