Edhe Holanda në Euro 2012 (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Kombëtarja e Holandës e ka mposhtur Finlandën si mysafir me rezultat prej 2-0 për të siguruar matematikisht kualifikimin në Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit.
Një gol i shënuar nga Kevin Strootman në gjysmën e parë (29’) dhe realizimi i Luuk de Jong në minutat shtesë në fund të takimit, bëri që Holanda të fitojë tre pikë të reja.

Njeriu tragjik i mbrëmjes ishte Perparim Hetemaj, i cili u përjashtua me dy kartonë të verdhë (60’), ndërsa gjatë kohës sa luajti ishte rreziku kryesor i Finlandës.

Pas kësaj fitoreje, Holanda grumbullon 24 pikë dhe siguron kualifikimin në Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...