Italia siguron kualifikimin (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Italisë e ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian të futbollit pas fitores së vështirë në Firence kundër Sllovenisë.
Azzurët ishin dominues gjatë gjithë takimit duke krijuar raste të shumta, sidomos përmes yllit të Milanit, Antonio Cassano, megjithatë nuk arritën ta tundnin rrjetin deri në minutat e vona.

Ishte pikërisht zëvendësuesi i Cassanos, Giampaolo Pazzini lojtari cili ishte heroi i mbrëmjes, pasi që pesë minuta pa përfunduar takimi shënoi golin me vlerën tre pikë.

Me pikët e reja, Italia siguron paraprakisht pozitën e parë në Grupin C dhe kualifikohet për fazat finale të Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...