Inzaghi të kërkojë largim nga Milani
Pippo Inzaghi do të zhvillojë biseda me trajnerin Massimiliano Allegri për shkëputjen e kontratës, pasi ai u la jashtë Ligës së Kampionëve.
Inzaghi, 38-vjeçar, ishte tronditur kur u la jashtë ekipit të Milanit që do të luajë në Ligën e Kampionëve, shkruan Corriere della Sera.
Veterani, pasi ka mësuar për shkarkimin e tij, nuk është paraqitur në stërvitje të premten, pasi kishte marrë leje nga zëvendëspresidenti Adriano Galliani.
Sot do të jetë rasti i parë kur Inzaghi dhe Allegri do të përballen me njëri-tjetrin që nga vendimi.
Inzaghi raportohet se mund të transferohet te Atalanta nëse vendos të shkëpusë kontratën me gjigantin italian.
Category: Futboll
0 Komente