Nani: Ky do të jetë sezoni im më i mirë

dardanmiftari | Monday, September 05, 2011 | 0 Komente

Anësori i Manchester United, Nani, thotë se ai shpreson të ndërtojë ‘vitin e tij më të mirë’ me Djajtë e Kuq këtë sezon dhe të tregojë se ai mund të bëjë shumë më shumë për klubin.
Portugezi tashmë po shijon sezonin e pestë me Djajtë e Kuq dhe është bërë pjesë integrale e tyre, por thotë se ai do të vazhdojë të punojë fuqishëm për t’u përmirësuar edhe më tej.

“Viti i kaluar ishte më i miri, përfundimisht sezoni im më i qëndrueshëm, tash shpresoj që ky do të jetë viti im. Do të jap më të mirën. Nëse jam i gatshëm për çdo ndeshje, jam 100 për qind i sigurt se do të jap më të mirën dhe do t’ia dal mirë për ekipin tim”.

“Ky është një shans i mirë për të treguar se mund t’ia dal më mirë, se jam një lojtar i mirë, me mentalitet të fuqishëm. Gjithmonë punoj fuqishëm për të arritur sukses dhe për të ndihmuar ekipin të fitoj[ tituj”, ka thënë Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...