PSG pas Abidal
Eric Abidal mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni pasi Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin francez, shkruan Sport.
Kontrata aktuale e 31-vjeçarit me klubin spanjoll do të skadojë në verën e ardhshme dhe Abidal dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të re.
Megjithatë, Abidal ka për synim marrëveshje dyvjeçare, derisa Barcelona duket se dëshiron t’i ofrojë atij kontratë njëvjeçare me një opsion për edhe një sezon tjetër nëse ai arrin të ruajë formën.
PSG është duke monitoruar negociatat nga afër dhe është gati të ndërhyjë dhe t’i ofrojë Abidal kontratë deri në verën e vitit 2015.
Abidal iu bashkua Barcelonës nga Lyoni në qershor të vitit 2007 dhe që atëherë ka bërë mbi 100 paraqitje zyrtare për ekipin nga Camp Nou.
Category: Futboll
0 Komente