Capello i pakënaqur me formën e Carroll dhe Lampard
Fabio Capello ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me formën e Andy Carroll, pasi e kishte lënë sulmuesin jashtë formacioni gjatë fitores 3-0 ndaj Bullgarisë.
22-vjeçari filloi me Liverpoolin në dy ndeshjet e para në Ligën Premier, por duhej të inkuadrohej nga stoli për dy ndeshjet e fundit, pasi nuk arriti të tregojë ndonjë ndikim.
Trajneri italian ka thënë se formë të dobët po kalon edhe Frank Lampard, i cili po ashtu ishte lënë jashtë përfaqësueses për fitoren në Sofje.
“Carroll mbase nuk është në kulmin e lojës së tij. Unë i zgjedh lojtarët në momentet më të mira të formës, por Andy nuk luajti në ndeshjet e fundit me Liverpoolin. Po ashtu, ai është i lartë. Ai ka nevojë të luajë ndeshje, ndeshje, ndeshje në fillim të sezonit [për t’u kthyer në formë]”.
“Kur lojtarë të tillë, si Lampard, si Andy, janë të gatshëm dhe në kulm të formës, ata janë shumë të rëndësishëm”, ka thënë Capello.
Category: Futboll
0 Komente