Sandro: Do të më pëlqente të luaj në Itali
Mesfushori i Tottenham Hotspur, Sandro, ka thënë se do t’i pëlqente që të provonte futbollin italian pasi ka mësuar për një interesim të Romës për shërbimet e tij.
“Jam i lumtur që Roma është interesuar për mua, por nuk kishte asgjë konkrete”.
“Një të ardhme në Itali? Padyshim. Nuk ishte vetëm Roma e interesuar për mua këtë sezon. Kishte edhe skuadra tjera, mirëpo asnjëherë nuk pati një ofertë konkrete”, ka thënë 22-vjeçari për Radio Mana Sport 24.
Category: Futboll
0 Komente