Serie A starton në fundjavë

dardanmiftari | Monday, September 05, 2011 | 0 Komente

Kampionati italian i futbollit do të fillojë të premten, pasi që Lega Serie A ka nënshkruar një marrëveshje të përkohshme me Unionin e lojtarëve (AIC) për një kontratë kolektive.
Mosmarrëveshjet mes klubeve dhe lojtarëve bënë që java e parë e Serie A të shtyhej, ndërsa mendohej se nuk do të zhvillohej as java që vjen.

Mirëpo, tash është arritur marrëveshje që Kampionati të vazhdojë normalisht, derisa bisedimet për një kontratë kolektive janë ngrirë deri në fund të sezonit.

Milani do ta fillojë sezonin të premten si nikoqir i Lazios, Juventusi pret Parmën në stadiumin e ri, Interi udhëton te Palermo, ndërsa Roma pret Cagliarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...