Alcantara i befasuar me minutat e fituara

dardanmiftari | Thursday, November 17, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara, thotë se është i befasuar me minutat e lojës që ka fituar deri tash këtë sezon.
20-vjeçari ka luajtur në shumicën e ndeshjeve të Barcelonës këtë sezon edhe pse jo gjithmonë në pozitën e tij favorite, atë të qendrës.

“Nuk kam menduar se do të luaj kaq shumë këtë sezon, jam ca i befasuar me sasinë e minutave që më janë dhënë në fushë. Është një befasi e këndshme”.

“Me kalimin e kohës ju piqeni dhe evoluoni, në situata të caktuara do të isha shumë rrezikues me lojën time [në qendër]. Të luaj si anësor është më e sigurt, më e lehtë dhe më e thjeshtë”, ka thënë Alcantara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...