Llorente: Mourinho pengoi transferimin e Silvas

dardanmiftari | Thursday, November 17, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, ka zbuluar se arritja e Jose Mourinhos te Real Madridi kishte bllokuar transferimin e mesfushorit David Silva.
“Më duhet të them se Silva mendonte se një marrëveshje ishte e arritshme, pasi Real Madridi kishte vullnetin për të nënshkruar me të, por me ndryshimin e trajnerit, gjithçka u ndërpre. Pastaj në garë u fut edhe Manchester City dhe mbylli transferimin”.

“Le të themi se edhe pse ne kishim disa diskutime me Madridin për transferimin e Silva dhe pamë se ata e dëshironin atë, një ditë ata më telefonuan dhe na thanë se prioritetet kanë ndryshuar, dhe pastaj, sigurisht, negociatat u prishën dhe ne analizuam ofertat tjera”, ka thënë Llorente për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...