Capello: Beckham nuk është në planet e mia

dardanmiftari | Tuesday, November 15, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Anglisë në futboll, Fabio Capello, u ka dhënë një goditje ëndrrave të David Beckham për të përfaqësuar sërish vendin e tij, duke thënë se ai nuk ka synime ta zgjedhë ish-kapitenin në ndonjë skuadër të tij.
“Nuk kam menduar për këtë. Jo, mendoj se ai do të përfshihet vetëm në ndeshjet olimpike. Nuk e di. Kam kohë për të vendosur. A është ai tash në planet e mia? Jo”, ka thënë Capello.

36-vjeçari ka fituar 116 paraqitje me kombëtaren angleze, me paraqitjen e fundit që ishte në fitoren kundër Bjellorusisë në vitin 2009.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...