United me kontratë të re për Nanin

dardanmiftari | Tuesday, November 15, 2011 | 0 Komente

Manchester United raportohet se është duke përgatitur një kontratë të re për anësorin Luis Nani.
The Sun shkruan se United planifikon t’ia rrisë pagën portugezit nga 90 mijë në javë, sa merr tash, deri në 130 mijë funte në javë, sa marrin dyshja mbrojtëse Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand.

Nani me edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij ka joshur interesimin e shumë skuadrave të tjera, mes tyre edhe dy gjigantëve italianë, Milan dhe Juventus.

Megjithatë Sir Alex Ferguson raportohet se dëshiron ta mbajë portugezin në skuadër dhe pritet të bindë klubin t’i ofrojë atij një kontratë të përmirësuar katërvjeçare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...