Juventusi rikthehet në krye
Juventusi ka filluar që gradualisht të vë rrënjët në pozitën e parë të renditjes tabelare në Serie A, pasi me lehtësi ka mposhtur me rezultat 3-0 Palermon në shtëpi.
Juventusi dominoi plotësisht në këtë sfidë, kurse goli erdhi që në minutën e 20-të, kur Simone Pepe ishte i saktë për 1-0.
Në pjesën e dytë finalizohet fitorja me anë të golit të Matrit (48’) dhe me anë të Claudio Marchisios i cili e përfundoi ndeshjen për 3-0 (65’).
Juventusi me këtë fitore ngjitet në pozitën e parë me 22 pikë, po aq sa ka edhe Lazio, por bardh e zinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Category: Futboll
0 Komente