Platini: Messi do ta fitojë sërish FIFA Topin e Artë

dardanmiftari | Tuesday, November 15, 2011 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të jetë njeriu që do ta fitojë FIFA Topin e Artë edhe këtë vit.
Argjentinasi është në listën e ngushtë prej 23 lojtarësh për ta fituar çmimin prestigjioz që do të ndahet me 9 janar 2012, ndërsa Platini, i cili është i vetmi lojtar që e ka fituar tri herë radhazi Topin e Artë, beson që Messi do ta arrijë rekordin e tij.

“Besoj se Messi do ta fitojë Topin e Artë për të tretën herë radhazi. E di se rekordet bëhen për t’u thyer dhe besoj se ai do të më kalojë mua”.

“Unë arrita te Juve në moshë 27-vjeçare, ndërsa Messi ka shkuar te Barca kur ishte 13-vjeçar. Kohët kanë ndryshuar”.

“Po të isha rritur te Juventusi, do të kisha fituar edhe më shumë, mirëpo gjyshërit e mi u transferuan në Francë dhe unë nuk mund të apeloj në asnjë gjyq kundër kësaj”, ka thënë Platini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...