Villas Boas: Liverpooli pretendent për titull
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas mendon se Liverpooli është pretendent për titull pas ndryshimeve të bëra me ardhjen në krye të legjendës Kenny Dalglish.
“Unë gjithmonë i kam parë ata si pretendentë për titull sepse ata vërtet duan ta fitojnë titullin. Dalglish bëri ndryhimet e nevojshme te Liverpooli për ta kthyer në garë për titull”.
“Ai bëri shtatë ndryshime në ekip. Liverpooli është një prej ekipeve më të mëdha në Angli dhe unë gjithmonë e kam ditur se ata po luftojnë për titull”, ka thënë Villas Boas.
Category: Futboll
0 Komente