Cruyff: Reali i pa fat që ka Barcën në La Liga

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka provokuar përsëri Real Madridin, duke thënë se Los Blancos janë tepër të pa fat që e kanë në të njëjtin kampionat Barcelonën.
“Në aspektin e cilësisë, Real Madridi është kundërshtari më i vështirë, ata kanë ekip të mrekullueshëm. Është vërtet fatkeqësi për ta që e kanë në të njëjtin kampionat Barcelonën, sepse në ndonjë kampionat tjetër, ata do të ishin më të mirët”.

“Mendoj se ndeshjet më të rrezikshme për Barcelonën momentalisht janë sfidat e lehta ndaj Getafes dhe ekipeve të vogla, pasi këtu nuk kanë motivim aq të madh lojtarët sa kanë ndaj Real Madridit”, deklaroi Cruyff.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...