Van Nistelrooy: Do ta eliminojmë Realin

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Malagas, Ruud Van Nistelrooy, është i mendimit që ndeshja ndaj Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit do të tregojë potencialin e vërtetë të ekipit të holandezit, në sfidën që zhvillohet më 3 janar.
“Ne e fillojmë vitin 2012 me një ndeshje të mrekullueshme ndaj Real Madridit dhe me mundësi për të luajtur ndaj një ekipi të madh ndaj të cilit mund ta gjykojmë nivelin tonë e pse jo edhe ta eliminojmë nga gara”.

“Ne do të luajmë si ekip, por ne e dimë se kemi një kundërshtar të fortë përpara, kështu që duhet të mbrohemi mirë nga sulmuesit e tyre, e të mos harrojmë kundërsulmet”, potencoi Van Nistelrooy.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...