Bellamy: Mund ta mposhtim Cityn

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Craig Bellamy, është i bindur se ata mund ta shqetësojnë Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës Carling që zhvillohet nesër në Etihad Stadium.
Bellamy beson se ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet Anfield pas dy javësh, mund të jetë faktor i madh në sfidën, por thotë se Redsat nuk mund ta lejojnë një disfatë 3-0 si ajo në ligë javën e kaluar.
“Ne jemi shumë me fat këto ditë që shohim më shumë futboll dhe njohim më shumë çdo ekip të Ligës Premier, andaj dimë shumë edhe për Cityn. Jam me fat që kam luajtur për ta, ashtu që kam një njohuri nga brenda të lojtarëve të caktuar të cilët janë atje”.

“Për mua nuk besoj se 3-0 ishte rezultat i drejtë dhe kjo jo vetëm sepse jam te Liverpooli, por nëse do ta shikoja ndeshjen si neutral, ne kishim 66 për qind të posedimit, që është shumë për një skuadër, veçanërisht kundër një skuadre të kalibrit të Cityt”.

“[Por Kupa Carling] është një sfidë me dy ndeshje dhe ne duhet të sigurohemi se ende jemi në garë. Andaj kemi ndeshjen e dytë në Anfield dhe ky klub di gjithçka për ndeshjet me kthime, andaj ne do kemi një shans të madh të shkojmë në Wembley”, ka thënë Bellamy.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...