Anthony ua siguron fitoren Knicks-ave

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Carmelo Anthony ka shënuar tetë nga 22 pikët e ndeshjes në tre minutat e fundit për t’ia dhënë skuadrës së tij New York Knicks fitoren 91-87 ndaj Charlotte Bobcats.
Amar'e Stoudemire përfundoi ndeshjen si shënuesi më i mirë me 25 pikë dhe 12 kërcime edhe pse ishte i saktë në vetëm 7 nga 25 gjuajtjet nga loja e hapur.

Edhe Anthony nuk kishte aq i saktë në tentimet e tij me vetëm gjashtë shënime nga 18 tentimet nga loja, por ishte i saktë në çastet më vendimtare të ndeshjes.

Boris Diaw shënoi pikët më të larta, 19 pikë dhe 10 kërcime, për Bobcast, të cilët humbën ndeshjen e tretë radhazi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...