Mourinho: Ronaldo nuk duhet të festojë çdo gol

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se Cristiano Ronaldo është në humor të mirë, pavarësisht reagimeve të pakëndshme të tifozëve ndaj tij.
Ronaldo edhe një herë ishte cak i fishkëllimave gjatë fitores ndaj Granadas vikendin e kaluar dhe nuk e festoi golin të cilin e shënoi vetë.

“E shoh atë shumë mirë. Të fitojmë ndeshjen më duket më e arsyeshme se sa t’i festojmë golat. Dhe ju nuk fitoni me golin e pestë”.

“Goli i pestë nuk ishte i rëndësishëm dhe nëse një lojtar kritikohet pasi nuk e ka festuar golin, atëherë më fajësoni mua pasi unë nuk e festoj asnjë gol”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...