Blanc: Varane duhet të luajë rregullisht

dardanmiftari | Monday, January 02, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares franceze, Laurent Blanc, ka kritikuar Real Madridin, duke thënë se mbrojtësi Raphael Varane duhet të ketë më shumë minutazh në mënyrë që të përmirësohet.
“Ai është një prej lojtarëve më të talentuar në skuadrën e Francës U-21. Ne kemi folur për të shumë sepse ai është një prej lojtarëve më të rinj në ekip dhe për atë se ai luan për Real Madridin”.

“Unë shpresoj që ai të fitojë minutazh për t’u bërë lojtar më i mirë, për t’u zhvilluar. Është mirë që ai luan në Ligën e Kampioënve dhe stërvitet me lojtarët më të mëdhenj. Sidoqoftë, më me rëndësi për një lojtar të moshës së tij është të luajë rregullisht”, potencoi Blanc.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...