Cantona synon të bëhet president i Francës

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Manchester United, Eric Cantona, ka zbuluar ambicien e tij për t’u bërë president i Francës dhe dëshiron të garojë për këtë post në zgjedhjet e këtij viti.
45-vjeçari duhet të fitojë mbështetjen e së paku 500 zyrtarëve të zgjedhur me qëllim që t’i lejohet të përfshihet në zgjidhjet presidenciale, andaj u ka dërguar letër kryetarëve të bashkive rreth-e-qark Francës për të kërkuar ndihmën e tyre.

Gazeta franceze Liberation e ka siguruar letrën, ku Cantona prezanton veten si një “qytetar i përkushtuar i cili kërkon të luftojë mungesën e mundësive për të rinjtë dhe padrejtësitë e shumta sociale në vend”.

Megjithatë, Cantona do të ketë një detyrë të vështirë për të qenë një sfidues serioz, pasi i mungon një parti mbështetëse.

Presidenti aktual Nicolas Sarkozy dhe kandidati socialist Francois Hollande janë dy favoritët, me këtë të fundit që udhëheq në sondazhe për momentin.

Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 22 prill, ndërsa nëse do të shkohet në rundin e dytë, ai do të zhvillohet më 6 maj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...