Ferguson lavdëron Messin

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi ky i fundit fitoi çmimin FIFA Topi i Artë.
Messi, ishte lojtari ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2011, dhe po ashtu fitoi La Ligën, Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFAsë dhe Kupën Botërore të Klubeve gjatë vitit të kaluar.

“Kritikët gjithmonë e kanë vënë në pyetje nëse lojtarët si Pele nga vitet e 50-ta do të mund të luanin sot”.

“Përgjigja është se lojtarët e mëdhenj do të luanin në çdo gjeneratë. Lionel Messi mund të luante në vitet 1950-ta dhe në ditët e sotme, po ashtu edhe Di Stefano, Pele, Maradona, Cruyff pasi ata janë lojtarë të mëdhenj. Lionel Messi pa dyshim se bën pjesë në atë kategori”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...