Guti: Rooney nuk është në gjendje për të kritikuar
Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, ka reaguar ndaj sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili e ka quajtur Pepen “një idiot”.
Rooney e ka ofenduar mbrojtësin portugez për shkeljen që bëri Pepe në dorën e Leo Messit në ‘el Clasicon’ e të mërkurës mbrëma.
Ndërsa, spanjolli konsideron se të drejtë për të kritikuar kanë vetëm ata që janë “pa mëkate”.
“Qesha me Rooneyn. Por ka shumë të shenjtë në qiell, dhe nëse dëshiron të jesh një i shenjtë duhet të jesh shembull. Të bësh gabime është njerëzore”, ka shkruar Guti në Twitter.
Category: Futboll
nuk ishte gabim ,por ishte me dashje .cfar mund ti thuash , ka vetem nje menyr : idiot dhe i poshter
ReplyDelete