Leverkuseni nuk e kërkon Berbatovin

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Një zyrtar i Bayer Leverkusenit, Wolfgang Holzhauser, ka thënë se sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, nuk është në planet e ish-skuadrës së tij.
Sulmuesi bullgar është pas Wayne Rooney, Javier Hernandez dhe Danny Welbeck në zgjedhjet e Sir Alex Ferguson, ndërsa ditët e fundit spekulohet se ai mund të kthehet te Leverkuseni.

Holzhauser ka thënë për The Express se ka lexuar që Berbatov do të udhëtonte në Gjermani për të biseduar rreth transferimit të tij, ndërsa ka qartësuar se këto nuk janë të vërteta.

“Është e qartë se kurrë mos thuaj kurrë, por nuk është e vërtetë se po kërkojmë sulmues në këtë moment. Ndërsa nga pikëpamja e tashme do të thosha se ne nuk do ta kërkojmë as në verën që vjen”, ka sqaruar zyrtari i Leverkusenit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...