Kaka mohon marrëveshjen me PSG-në

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Superylli brazilian, Kaka, ka deklaruar se nuk është i interesuar që të kalojë te Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar.
Reagimi vjen pasi La Gazzetta dello Sport raportoi të mërkurën se PSG dhe Reali kishin arritur marrëveshje për transferimin e tij.

“Nuk është e vërtetë se kam arritur marrëveshje me ndonjë klub tjetër. Unë jam tërësisht i përqendruar që të ndjek objektivat e mia personale dhe kolektive te Real Madridi”, ka shkruar Kaka në Twitter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...