Alves: Ta mbarojmë punën në Camp Nou

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves, u ka rekomanduar bashkëlojtarëve që ta përfundojnë dilemën e kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me fitore në Camp Nou.
“Mendoj se ne kemi përparësi të rëndësishme, por ne duhet të mbarojmë punën në Camp Nou”.

“Të fitojmë gjithmonë na ndihmon, kjo na jep shpirt dhe guxim. Një cilësi e mirë që ne kemi është se ne duhet të pranojmë gjërat ashtu si vijnë. Ne jemi përshtatur mirë nga një garë në garën tjetër dhe besoj se do të luftojmë deri në fund”, u shpreh Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...