Milani deklason Arsenalin (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, February 15, 2012 | 0 Komente

Milani ishte më se superior në fitoren prej 4-0 përballë Arsenalit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua të mërkurën mbrëma në San Siro.
Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme e lojtarëve me fanellat kuqezi në fraksionin e parë, ku arritën të shënojnë dy gola. Kevin-Prince Boateng pranoi një top nga Antonio Nocerino për ta shënuar njërin nga golat më të bukur këtë edicion në garën prestigjioze të futbollit evropian (15’).
Zlatan Ibrahimovic dërgoi një top drejt Robinhos, ndërsa braziliani e dyfishoi epërsinë (38’) dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë, edhe pse Rossonerët kanë mundur të shënojnë edhe gola të tjerë falë asistimeve të Ibras. Porsa filloi pjesa e dytë (49’), Robinho shënoi golin e dytë personal në ndeshje, ndërsa meritor ishte lojtari më i mirë në këtë takim, Ibracadabra, i cili ishte asistues.
Për disa minuta në vazhdim ra tempi i lojës së vendasve, mirëpo aty ishte SuperIbra për të nxjerrë një penalti dhe për ta shënuar golin shumë të merituar në këtë mbrëmje (79’). Përkundër se kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u zhvilluar, vetëm një mrekulli do ta kualifikonte Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, në takimin tjetër të kësaj faze të zhvilluar të mërkurën mbrëma, Zenit St. Petersburgu ka fituar me rezultat prej 3 – 2 përballë Benficas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...