Bellamy: Top katërshin më i rëndësishëm se Kupa

dardanmiftari | Thursday, February 23, 2012 | 0 Komente

Craig Bellamy thotë se përfundimi në top katërsh është më i rëndësishëm se sa trofeu i Kupës këtë sezon,
Në finalen e Kupës Carling që zhvillohet të dielën në Wembley, Redsat do të përballen me klubin uellsian Cardiff, klub për të cilin kishte luajtur Bellamy sezonin e kaluar.

“Ky sezon nuk ka mbaruar për asnjërin prej ne, kushdo që humb. Cardiff është duke luftuar për promovim dhe ne jemi duke luftuar për Ligën e Kampionëve dhe ende jemi në garën e Kupës FA”.

“Nëse humbim të dielën ne ende do të kemi shumë të luajmë këtë sezon dhe është e njëjta gjë për Cardiff”.

“A do ta zgjidhja Ligën e Kampionëve para Kupës Carling? Mendoj se po. A do ta zgjidhte Cardiff promovimin në Ligën Premier se sa Kupën Carling? Mendoj se edhe ata kështu do të vepronin”, ka thënë Bellamy gjatë një prononcimi për mediat angleze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...