Ferguson: Futbolli anglez nuk është në rënie

dardanmiftari | Thursday, February 23, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se nuk ka arsye që futbolli anglez të bëjë panik rreth dështimeve të tyre në Evropë.
“Mbi të gjitha, suksesi në Evropë ndonjëherë mund të shkojë në cikle. Spanja kishte një cikël të shkëlqyeshëm 10 vite më parë kur Valencia, Deportivo, Villarreal, Real Madrid dhe Barcelona, të gjitha ishin dominuese. Ishin tre prej tyre në gjysmëfinale një vit”.

“Ne kishim një cikël të shkëlqyeshëm në Ligën Premier në tetë vitet e fundit me skuadrat tona që shkonin në gjysmëfinale dhe finale. Nuk e shoh këtë si fundosje. Mendoj se skuadrat angleze edhe më tej do të jenë dominuese”.

“Ne të gjithë po kalojmë një vit të keq. Pjesërisht edhe ne – mund ta gjykoj vetëm veten. Ne jemi të zhgënjyer se si ia kemi dalë. Arsenali dhe Chelsan kanë pasur rezultate zhgënjyese, por të dyja klubet kanë pasur probleme me lëndimet dhe nuk mund të pritni që ata të nxjerrin rezultatet më të mira pa më të mirët në skuadër”.

“Mbase është ca një sezon zhgënjyes, por sipas mendimit tim, nuk është e definuar se ne jemi në rënie”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...