City shkatërrimtar, në pritje të United

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Manchester City i ka dërguar mesazh të qartë rivalëve kryesor pas fitores së lartë me rezultat 4-0 ndaj Portos në Ettihad Stadium.

Citizens e siguruan kualifikimin në 1/8-ën e finales që në sekondën e 20-të, kur Sergio Aguero realizoi pas një aksioni të shpejtë për 1-0.

Ndeshja mbeti e bllokuar deri në fazat finale me Porton që e dominoi sfidën. Sidoqoftë, kjo nuk i interesoi Edin Dzekos (76’), i cili së bashku me David Silvan (84’) dhe David Pizzarron (86’), shënuan për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Manchester City në 1/8-ën e finales së Europa League pret rivalët e mëdhenj, duke përfshirë Manchester Unitedin dhe ekipet spanjolle e italiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...