Pronari i Arsenalit vendos të shpenzojë

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke, ka vendosur që ta përkrahë Arsene Wengerin pas takimit të fundit të mbajtur të enjtën, duke i ofruar hiç më pak se 55 milionë funte për tranferim të lojtarëve të rinj.

Pas eliminimit nga Sunderlandi, Wenger ka adresuar shqetësimet e tij te bordi i klubit nga Emirates dhe ishte Kroenke që me mjaft sportivitet e ka trajuar situatën, duke i ofruar mbështetjen e plotë të tij teknikut francez.

Dhe pos që do t’i ofrojë para të majme menaxherit për shpenzime, Kroenke është tepër i interesuar që Van Persie të nënshkruajë kontratë të re, ashtu sikurse Walcott, Rosicky dhe Arshavin, të gjithë këta të kërkuar nga Anzhi Makhachkala, ku pronar është rusi Sulejman Kerimov.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...