Gerrard: T’i japim fund mungesës së trofeve

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, shpreson t’i japë fund mungesës së trofeve në gjashtë sezonet e fundit duke fituar në finalen e Kupës Carling që zhvillohet këtë të diel.

“Gjashtë vite pa një trofe për këtë klub futbolli nuk është mirë. Kanë kaluar shumë kohë dhe çdokush e di këtë. Është koha që ne të ngremë një trofe”.

“Çdokush e di se klubi ka kaluar nëpër ca kohë të vështira por ne po ecim më tej tash. Ne të gjithë dëshirojmë ta rikthejmë suksesin. Kjo është ajo në të cilën po punojmë fuqishëm”.

“Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi për ne. Do të ishte çmenduri ta fitojmë Kupën Carling dhe më pas të pushojmë me kurorat tona. Kjo është një Kupë e rëndësishme, por ka edhe çmime të tjera të mëdha të cilat duam t’i fitojmë”, është shprehur Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...