Sneijder: Jam në formë të lartë

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka thënë se ai është në formë të lartë para sfidës kruciale ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve.

“Unë jam i pari që duhet të pranojë se nuk po jap më të mirën dhe se nuk po luaj mirë. Sidoqoftë, kjo mund të tingëllojë çuditshëm pas disfatave të fundit, vërtet janë të pa pranueshme”.

“Jam në formë të lartë për momentin. Prekjet e para dhe pasimet janë të mira. Përkundër kësaj, kjo varet nga progresi grupor. Është e vështirë të shkëlqesh kur ekipi po vuan. Me pak më shumë fat, unë do të kisha pasur tetë asistime në dy ndeshjet e kaluara”, ka thënë holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...