Granit Xhaka më i mirë se Xherdan Shaqiri

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Njeriu i cili mund të shkëlqejë ndaj Bayernit të Munichut sonte mbrëma, por që është lënë nën hijen e superyllit Xherdan Shaqiri, është pa dyshim Granit Xhaka, dhe për këtë janë të vetëdishëm pos bavarezëve edhe mediat e mëdha botërore.

Portali Goal.com në një prej editorialeve të shumta, e përshkruan Granit Xhakën si mesfushor shumë më të mirë se sa Xherdan Shaqiri, i cili ka vëmendjen absolute të të gjitha mediave ndërkombëtare.

Xhaka në editorial së bashku me Shaqirin përmenden si talentët më të mëdhenj evropianë për momentin, teksa nuk është fshehur as nacionaliteti i tyre i vërtetë prej shqiptari.

Xhaka është një mesfushor defensiv, i cili ka kualitete tjera që e bëjnë të shumëanshëm. Godet me të majtën dhe atë fuqishëm, duke përbërë vazhdimisht rrezik për portën kundërshtare. Shkatërrues, shpeshherë i përshkruar si Schweinsteiger i ri, Xhaka pa kurrfarë dyshimi mund të udhëheqë Baselin dhe kombëtaren zvicërane drejt sukseseve të mëdha.

Granit Xhaka besohet se është duke u kërkuar me ngulm nga Hamburgu, por ekipi gjerman do të shpresojë që të mos shkëlqejë Xhaka në Ligën e Kampionëve, pasi në radhë të gjatë për një mesfushor defensiv kualitativ presin Arsenali, Milani, Manchester United dhe shumë ekipe të tjera të mëdha.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...