Cisma: Ronaldo është arrogant, humbës i keq

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Racing Santander, Domingo Cisma, ka akuzuar sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për sjelljet e tij të këqija në fushë.

30 vjeçari Cisma ka zbuluar se superylli portugez ka refuzuar t’ia shtrëngojë dorën gjatë ndeshjes së ekipit të tij me liderin në La Liga më herët gjatë sezonit dhe po ashtu e ka quajtur Ronaldon humbës të keq.

“Në ndeshjen tonë të parë ndaj Real Madridit më herët gjatë sezonit, Cristiano Ronaldo totalisht më injoroi kur jam përshëndetur me të. Ai ka një qëndrim arrogant dhe ai nuk di si të humbasë”.

“Kur u takuam përsëri fundjavën e kaluar, unë u riktheva në aksion dhe nuk ia shtrëngova dorën në Bernabeu”, tha Cisma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...