Shaqiri: United na nënvlerësoi

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Anësori shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka akuzuar Manchester Unitedin për nënvlersimin që i bëri Baselit para takimit të skuadrave në St. Jakobs Park më herët gjatë sezonit.

Kampionët e Ligës Premier u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga ‘dy shqiptarët’ tashmë të famshëm, ndërsa është njëri prej tyre, Shaqiri, ai që ka vënë nën snajperin e tij Djajtë para duelit ndaj Bayernit.

“Ata na nënvlerësuan. Ju keni mundur ta ndjeni këtë në tunel dhe në fazën warm-up. Ata nuk ishin plotësisht të fokusuar. Nuk jam i sigurtë nëse ndonjë lojtar i United bëri një sprint të vetëm. Dhe pas ndeshjes, as që ke mundur të shkëmbesh fanellat, ata shkuan aq shpejt në zhveshtore”, deklaroi Shaqiri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...