Jenkinson: Arsenali më i mirë se Tottenhami

dardanmiftari | Friday, February 24, 2012 | 0 Komente

Arsenali do të kërkojë pikë të plota në ndeshjen kundër Tottenhamit këtë vikend, thotë mbrojtësi Carl Jenkinson.
Topçinjtë janë 10 pikë prapa djelmoshave të Harry Redknapp, por Jenkinson mendon se ata kanë një skuadër më kualitative se rivalët nga Londra Veriore.

“Ata kanë shumë lojtarë të mirë – ata janë dukshëm një skuadër e mirë dhe kanë luajtur si grup shumë mirë këtë vit”.

“Nuk mund ta fshehim faktin se ata ia kanë dalë mirë, por ne kemi një skuadër më të fuqishme, sipas mendimit tim, dhe ne duhet ta tregojmë këtë të dielën. Ne duhet t’i mposhtim ata”.

“Ne jemi stërvitur fuqishëm këtë javë dhe është një ndeshje e madhe për ne. Të gjithë djelmoshat do ta kërkojnë këtë dhe ne duhet të dalim dhe ta kryejmë punën tonë”, ka thënë Jenkinson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...