Silva lavdëron Agueron

dardanmiftari | Friday, February 24, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka lavdëruar paraqitjen e Sergio Aguero në fitoren e Europa League ndaj Portos.
Agueroi shënoi gol pas vetëm 18 sekondash në ndeshjen e të mërkurës, më pas goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa asistoi edhe në golin e dytë të Edin Dzekos dhe të katërtin të David Pizarros në pjesën e dytë.

“Sfida ishte në favorin tonë në fillim të ndeshjes, por ishte e qartë se ne nuk do të qëndronim në mbrojtje dhe të kundër-sulmojmë, t’i presim ata. Ne e bëmë dhe e bëmë si duhet”.

“Aguero është një lojtar fantastik. Nuk mund të thuash më shumë për të. Ai është thjesht fantastik”, ka thënë Silva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...