United humb por kualifikohet

dardanmiftari | Thursday, February 23, 2012 | 0 Komente

Manchester United është kualifikuar në 1/8-ën e finales së Europa League, përkundër disfatës me rezultat 1-2 në Old Trafford nga Ajaxi, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

United pati fatin që të shënonte në fazat fillëstare të takimit, pasi në të kundërtën do të kishte pasur probleme në fund të takimit me një formacion të dytë të aplikuar nga Ferguson.

Javier Hernandez shënoi bukur nga afërsia për 1-0 (6’) para se Aras Ozbiliz të barazojë rezultatin në 1-1 (38’), që ishte dhe epilogu i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Ajaxi dominon dhe kërkon golat. Gjithë ajo që holandezët bënë ishte një gol me kokë nga Alderëeireld, i cili ishte i pa mjaftueshëm pasi United u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Në 1/8-ën e finales së Europa League janë kualifikuar:

Athletic Bilbao (eliminoi Lok. Moskën)
Hannover (eliminoi Club Brugge)
Udinese (eliminoi PAOK-un)
PSV (eliminoi Trabzonin)
St. Liege (eliminoi Wisla Krakow)
Twente (eliminoi Steauan)
Valencia (eliminoi Stoke Cityn)
AZ Alkmarr (eliminoi Anderlechtin)
Atl. Madrid (elininoi Lazion)
Beshiktashi (eliminoi Bragën)
Man.Utd (eliminoi Ajaxin)
Metalist Kharkov (eliminoi Salzburgun)
Olympiakos (eliminoi Rubinin)
Schalke – Plzn po zhvillohen vazhdimet
Sporting Lisbona (eliminoi Legian)
Man. City (eliminoi Porton)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...